“Hoqa 28 njohje”- Ministria e Jashtme e Kosovës reagon për deklaratën e Vuçiç

30 Nëntor 2023 | 09:37

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç deklaroi një ditë më parë se gjatë viteve që partia e tij ndodhet në pushtet, falë politikës së tij të jashtme ka hequr 28 njohje të pavarësisë së Kosovës.

“Është e lehtë të kritikosh qeverinë. Kanë 11 vjet që thonë që e kam njohur pavarësinë e Kosovës. Por gjatë qeverisjes sime 28 shtete e tërhoqën njohjen e Kosovës. Zgjedhjet nuk janë lojë. Qytetarët vendosin sesi do të jetë vendi i tyre. Libia ka më shumë naftë se Emiratet Arabe, por shikoni dy shtetet sa ndryshojnë”, tha Vuçiç.

Por kjo është hedhur poshtë nga Ministria e Jashtme e Kosovës. Në një reagim për Euronews Albania, ministria e Jashtme e ka konsideruar pretendimin si të dëshpëruar nga ana e Vuçiç.

“Pretendimi i dëshpëruar i presidentit serb nuk qëndron. Gjatë këtij mandati qeverisës nuk ka pasur asnjë ç ‘njohje të vetme.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës është në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me të gjitha vendet, të cilat e kanë njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës, qoftë përmes kanaleve diplomatike apo partnerëve tanë strategjik dhe në asnjë rast nuk është diskutuar mundësia për ndryshim të pozicionit në raport me Republikën e Kosovës siç pretendohet në lajme të rreme dhe kampanja destruktive mediale të prodhuara nga Serbia. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës mbetet e përkushtuar të shtojë intensitetin e aktiviteteve për të çuar përpara agjendën tonë drejt anëtarësimit në BE dhe NATO dhe organizata të tjera ndërkombëtare” thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme të Kosovës për gazetarin e Euronews Albania, Kosovë Gjoci.

Për të siguruar mandatin e radhës në zgjedhjet e 17 dhjetorit, Vuçiç ka bërë premtimet të shumta ekonomike, të cilat kanë ndezur debate në Serbi. Sipas tij, në vitin 2027 paga mesatare në Serbi do të jetë 1400 dollarë. Ndërsa ditët e fundit ka premtuar 100 euro shpërblim për pensionistët si dhe paketë shpërblimi për të gjithë studentët në Serbi. Opozita në Serbi e ka akuzuar Vuçiç se ai ka premtuar njohjen e Kosovës pas zgjedhjeve të 17 dhjetorit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant

Xhavit Haliti, themelues i UÇK-së dhe politikan i njohur i PDK-së në Kosovë, ka folur për Euronews Albania këtë të enjte. Për moderatorin Thimi Samarxhiu,...
14:21 | 25/06/2026

Përplasje fizike mes 15 personash në Lipjan, shkak një pronë. 11 prej tyre përfundojnë në spital

Një mosmarrëveshje mes disa personash ka shellë një sherr masiv dhe përplasje fizike në Lipjan të Kosovës. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur...
09:52 | 25/06/2026

Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pas debatit publik lidhur me qëndrimet e partisë për proceset politike që pritet të zhvillohen...
17:55 | 24/06/2026