PS propozon ndryshime në ligjin për komisionet hetimore, Felaj jep detajet
Deputetja e Partisë Socialiste Ermonela Felaj ka propozuar sot nismën ligjore të socialistëve për komisionet hetimore.
Në fjalën e saj në një dalje për mediat, Felaj u shpreh se kanë depozituar në Kuvend propozimet për ndryshimin e ligjin për Komisionet Hetimore, pasi sipas saj kishte nevojë për rishikim.
Ajo nënvizoi se PS ka analizuar praktikat më të mira të BE për të bërë ndryshimet e nevojshme në këtë ligj.
“Marrim praktikat më të mira ligjore të vendeve të Bashkimit Evropian, ligji që prej 21 vitesh. I bëmë thirrje opozitës për rishikimin e ligjit për komisionet hetimore, por ra në vesh të shurdhër. Rishikimi i ligjit për komisionet hetimore. Jemi kujdesur që të analizojmë të gjitha praktikat më të mira ligjore dhe jo vetëm sa i takon komisioneve hetimore. Ligji për komisionet hetimore është marrë për model ligji gjerman. Ligji gjerman nuk është marrë i plotë. Ka pasur mangësi të dukshme”- tha Felaj.
Për sa i përket roli të opozitës në këto ndryshime dhe kundërshtimeve nga ana e tyre, Felaj tha se ata nuk kanë dashur të jenë pjesë e tryezës.
“¼ e deputetëve të Kuvendit kanë të drejtë të propozojnë ngritjen e një komisioni hetimor. Ligji i vitit 2002 ka qenë ligji që ka detajuar këtë kërkesë për të drejtat e pakicës. Kam kërkuar që anëtarët e opozitës të mund të përfaqësoheshin në komisionin Ad-hock. Unë i kam ndjekur me vëmendje edhe qëndrimet e anëtarëve të opozitës dhe nuk më rezulton që dikush aty të ketë dashur që të ulemi në një tryezë punë dhe të punojmë me një tryezë të përbashkët. Koha nuk pret. Këtë duhet ta diskutojmë me të trija nisma, një e Tabakut dhe ajo e Spahos. Puna e komisioneve hetimore ka dalë jashtë kornizave të Kushtetutës së Shqipëri. Ne duam të bëjmë një ndarje të qartë që mos të zëvendësojmë punën e prokurorisë dhe të Gjykatës”, tha Felaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
- 14:17 Ministri i Brendshëm Lamallari për Euronews Albania: Mund të shpallen persona të tjerë “Non Grata”
- 14:02 Nga Chevrolet te raketat Patriot, Amerika ndryshon strategjinë ushtarake
- 13:36 KQZ certifikoi rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë, ja sa ulëse fituan LVV, PDK, LDK dhe AAK në Kuvend
- 13:27 Barack Obama i ka ngritur një monument vetes
- 13:18 Protesta në Tiranë, policia ndjek penalisht 15 persona: Prishje e qetësisë publike dhe pengim i qarkullimit
- 13:10 Trump kërcënon me tarifa shtesë për vendet evropiane