Berisha: Belerin nuk e ndalojnë ligjet për të bërë betimin, por Rama
Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti këtë të enjte një deklartë për mediat, ku u ndal dhe te çështja “Beleri”.
Berisha nënvizoi se ligjet e vendit nuk e ndalojnë Belerin të bëjë betimin, teksa e cilësoi mbajtjen e tij në burg politike.
Ish-kryeministri theksoi se autoriteti që mund të japë lejen për të bërë betimin është ekzekutivi dhe urdhri administrativ i dhënë nga Ministria e Drejtësisë për leje të posaçme.
“Absolutisht vetëm Edi Rama, sepse ligjet e vendit nuk e ndalojnë kurrë Belerin për të bërë betimin.
Dhe betimet janë bërë në këtë vend, jo një por disa, pavarësisht se kanë qenë të burgosur.
Është Edi Rama që ka marrë pushtetin juridik dhe nuk lejon të betohet.
Betimi i Belerit nuk kërkon vendim gjykate, nuk kërkon vendim prokurorie, kërkon urdhër administrativ nga ministri i Drejtësisë që ta shoqërojnë në sallën e mbledhjeve të bashkisë së Himarës ku të bëjë betimin.
Është ministria e Drejtësisë, është drejtoria e Përgjithshme e burgjeve, është gjithçka ekzekutive.
Për të mos thënë që organet e kontrolluara nga Edi Rama të drejtësisë, kanë pranuar si provë atë që me procedurë penale nuk pranohet si provë.
Pra, po e pengon Edi Rama. Nuk po kërkon Greqia asgjë tjetër, veçse zbatimin e ligjeve të vendit.
Po e bllokon për qëllimet më mafioze, është i harbuar, i tërbuar pas trojeve në Himarë”, tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e 48-të, qytetarët vijojnë protestën para Kryeministrisë
Shqipëria, ndër më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë
Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë
- 20:06 Krimea përballet me krizë karburanti dhe energjie, autoritetet ruse pranojnë përkeqësimin e situates
- 20:02 Dita e 48-të, qytetarët vijojnë protestën para Kryeministrisë
- 19:42 Polonia përgatit ligjin për “gjendjen para luftës”
- 19:34 Cisterna e sanksionuar po rrjedh naftë pranë brigjeve të Omanit
- 19:25 Të shtëna me armë zjarri në Danimarkë, vritet një person. Plgoset polici dhe autori (VIDEO)
- 19:18 Raporti i KE për Shqipërinë: Korrupsioni mbetet shqetësim