Policia njoftim për vrasjen në Laknas, kush janë viktima dhe personi i plagosur

30 Nëntor 2023 | 15:10

Policia e Shtetit ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Laknas, ku mbeti i vrarë me armë zjarri një 55-vjeçar, si dhe u plagos një tjetër shtetas.

Autori është një 70-vjeçar, i identifikuar si Maliq Marku, i cili pas një konflikti me dy persona ka qëlluar me armë në drejtim të tyre.

I vdekur në vend ka mbetur shtetasi Shefqet Hasa, ndërsa u plagos Besim Keça.

Nga informacionet parapake dyshohet se konflikti ka nisur për motive të dobëta.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit, ndërkohë që personi i plagosur është dërguar në spital për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor.

“Më datë 30.11.2023, në Laknas, në rrugën “Fatos Shupi”, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi M. M., rreth 70 vjeç, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. H., rreth 55 vjeç, si dhe ka plagosur shtetasin B. K., rreth 50 vjeç.Shtetasi B. K., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Autori i dyshuar është arrestuar në flagrancë, si dhe është sekuestruar dhe arma e përdorur gjatë krimit”, njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)

Juglindja e vendit është përfshirë nga një stuhi shiu mbrëmjen e së mërkurës, duke sjellë reshje të dendura dhe aktivitet të lartë elektrik në disa...
20:56 | 24/06/2026

Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën e saj...
20:39 | 24/06/2026

Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, ka reaguar lidhur me qëndrimin e PD-së ndaj kërkesave të protestës qytetare. Ajo thekson se çdo petendim i aluduar...
20:33 | 24/06/2026