Zbardhet motivi i vrasjes së 55-vjeçarit në Laknas

30 Nëntor 2023 | 15:50

Një person u vra dhe një tjetër u plagos si pasojë e të shtënave me armë zjarri në rrugën “Fatos Shupi”, në Laknas pasditen e se enjtes.

Policia tha se 70-vjeçari Maliq Marku, pas një konflikti me fqinjët e tij ka qëlluar me armë në drejtim të tyre duke lënë të vdekur në vend Shefqet Hasën, rreth 55 vjeç, ndërsa u plagos shtetasi Besim Keça, rreth 50 vjeç.

Gazetarja e Euronews Albania, Sara Demushi raportoi nga vendi i ngjarjes se një kanal në afërsi të banesës është bërë shkak për përplasjen mes fqinjëve.

Kanali që kalonte mes banesave të 3 fqinjëve, të cilat ja në ngjitur me njëra-tjetrën, ishte kthyer një konflikt që vijonte prej kohësh mes tyre.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026