Çmimet në rritje, tregu i Novoselës drejt mbylljes

30 Nëntor 2023 | 20:20

Tregu i Novoselës në funksion të konsumatorëve çdo të enjte nuk ka blerës. Ky treg ndodhet vetëm 20 minuta larg qytetit të Vlorës dhe hapet çdo ditë të enjte duke ofruar të gjitha produktet që nga ushqimoret e deri tek veshjet.

Tregtarët shprehen se qarkullimi i mallit është i ngadaltë, kjo për arsye se brezi i ri, i cili është konsumatori më i madh është larguar.

“Se ka ngelur vetëm brezi tretë, ja shikon të rinjtë këtu vetëm moshatarë, mungon ai që bluan, rinia që ha mungon,” – u shpreh një zonjë.

“Fuqia blerëse është shumë keq, po s’pati njerëz kush do haji. Kam 30 e ca vjet, ka pasur më shumë fuqi blerëse më përpara, para 5-6 vjetësh,” – tha një zotëri.

Ndërkohë banorët e fshatrave përreth, kryesisht pensionistë të cilët vijnë pothuajse çdo të enjte në tregun e madh të Novoselës ankohen për çmimet që rriten nga viti në vit, të papërballueshme për jetesën e tyre duke marrë parasysh pensionet e ulëta që përfitojnë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026