Trembëdhjetë raste të reja me HIV/AIDS në Kosovë
Dita ndërkombëtare e luftës kundër HIV/AIDS-it e gjen Kosovën me 13 raste të reja të personave të prekur me këtë virus gjatë vitit 2023.
Shefi i repartit për sëmundje seksualisht të transmetueshme në Klinikën Infektive në Prishtinë, Murat Mehmeti, thotë për Radion Evropa e Lirë se këto raste janë paraqitur në institucion që ai udhëheq.
Aktualisht, sipas tij, aty janë duke u trajtuar dhe mbikëqyrur 65 raste në total.
Mehmeti bën thirrje për sa më shumë testime, duke theksuar rëndësinë e diagnostikimit të hershëm.
“Zbulimi i hershëm i HIV-it nënkupton edhe fillimin e hershëm të trajtimit dhe mundësinë më të vogël të paraqitjes së komplikimeve nga ky infeksion. Dihet se, nëse ky infeksion avancon dhe nuk zbulohet herët, atëherë vjen deri te dëmtimi në masë i imunitetit”, thotë Mehmeti.
emin imunitar të personit të prekur, duke e lënë atë të ekspozuar ndaj infeksioneve të rënda.
Ai mund të transmetohet nëpërmjet shkëmbimit të lëngjeve të ndryshme trupore nga individët e infektuar.
Rasti i parë me HIV/AIDS në Kosovë është paraqitur në vitin 1986 dhe që atëherë rreth 50 persona kanë humbur jetën.
Kosova radhitet në mesin e vendeve me shkallë më të ulët të HIV/AIDS-it.
Por, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, HIV-i mbetet një problematikë e madhe sa i përket shëndetit publik.
Sipas të dhënave të OBSH-së, në fund të vitit 2022 kanë qenë 39 milionë njerëz të prekur me HIV/AIDS – shumica prej të cilëve në rajonin e Afrikës.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet