“Më ofendoi”- Flet autori i vrasjes në Laknas: Në gjaknxehtësi mora armën e qëllova
Euronews Albania ka siguruar dëshminë e Maliq Markut, personit i cili ditën e djeshme ekzekutoi me armë zjarri fqinjin e tij Shefqet Hasa, si dhe plagosi një tjetër shtetas të identifikuar si Besim Keça.
Para oficerëve të policisë gjyqësore, Marku, shfaqi shenja pendese dhe deklaroi se ai kërkoi të sqarohej me fqinjin dhe nuk kishte qëllim vrasjen e tij.
Sipas 70-vjeçarit, viktima e ka ofenduar dhe e ka kërcënuar në lidhje me një kanal që ka qenë “molla e sherrit”.
Siç pretendon autori, viktima i ka shkuar në banesë dhe i ka thënë se nuk ka asnjë shans ta bëj kanalin. Po ashtu ai pohon se nga gjaknxehtësia ka marrë armën dhe i ka qëlluar.
Autori i vrasjes kishte 7 ditë që ishte kthyer nga Anglia dhe kishte kërkuar që kanalizimet e ujërave të zeza në banesën e tij t’i kalonte në një kanal që ishte hapur më parë nga banorët. Viktima, së bashku me disa banorë të tjerë të zonës e kanë kundërshtuar e për pasojë, debati ka degjeneruar në përdorimin e armës.
Marku e ka qëlluar 4 herë Hasën në derën e shtëpisë së tij dhe 2 herë Keçën. Në banesën e autorit nuk banonte askush pasi jetonin prej dy vitesh në Angli.
LEXONI GJITHASHTU:
Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor
Rrufeja godet tufën e bagëtive në Librazhd, ngordhin 14 dhi
Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
- 17:02 Le Pen mbështet Melonin në përplasjen me Trumpin: Ai ishte shumë ofendues
- 16:57 Macja Larry në Britaninë e Madhe që ka përcjellë gjashtë kryeministra
- 16:55 Rama pret ambasadorin e ri të Turqisë në Shqipëri
- 16:51 Italia kritikon shefin e NATO-s, deklaroi se 500 baza ushtarake italiane do përdoren kundër Iranit
- 16:49 Braçe flet për protestën: Unë mbetem socialist, deligjitimimi i zgjedhjeve do dëmtonte procesin në BE
- 16:47 Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor