Sa kushton dekori i festave? Shpenzime deri në 50 mijë lekë

1 Dhjetor 2023 | 16:16

Të zbukurosh sot pemën për festat e fundvitit nuk mjafton për të ndjerë atmosferën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Qytetarët po i kushtojnë një vëmendje më të veçantë dhe ambienteve të shtëpisë, duke e kuruar atë në detaje.

“Përveç yllit, njerëzit janë më të prirur ndaj zbukurimeve të ndryshme siç janë lulet, shiritat, fashat dekorative, zbukurimet nuk janë më në atë ngjyrën jeshile apo të kuqe, vijnë dhe në ‘silver gold’. Nuk mjafton me kaq, kemi zbukurimet e sofrës, shkallët dhe enët e kuzhinës, nuk përdorin më ato gjatë muajve jo festivë por zëvendësohen më enët që kanë motivet e Krishtlindjes”, thotë Ersiana Lilo, asistente menaxhere.

Vendosja e pemës sipas traditës është në datë 6 Dhjetor, por nga viti në vit, familjet po nisin përgatitjet që në muajin Nëntor. Disa përfitojnë dhe nga ofertat për të pasur sa më shumë larmishmëri dekoresh në banesat e tyre.

“Arredimi nga ambienti i jashtëm, pra veranda ballkoni, me zbukurimet e deri në ambientet e brendshme të shtëpisë mund të shkojnë deri në 50 mijë lekë të reja, arredimi nga jashtë-brenda”, shprehet ajo.

Sa i takon tendencave të reja mbi zbukurimet, sot kemi një shumëllojshmëri dekoresh. Amvisat tregohen të kujdesshme deri në detaje.

Tek Nova Home mund t’i gjeni të gjitha këto për familjen tuaj, madje dhe duke përfituar nga uljet që do të vazhdojnë edhe për disa ditë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026