40 mijë euro për vrasjen, i forti i ‘Myslym Shyrit’ i shpëtoi drejtësisë disa herë
Për vrasjen e Gjon Menës me eksploziv të telekomanduar paraditen e 9 shkurtit në Kamëz ishin premtuar 40 mijë euro.
Hetimet e policisë së Tiranës deri në finalizimin e operacionit të koduar “Sateliti” zbuluan se pas tentativës së dështuar të eliminimit fizik të 35-vjeçarit fshihej një emër i njohur për uniformat blu dhe drejtësinë.
Bëhet fjalë për Gjegj Cukalin, i njohur si i forti i rrugës ‘Myslym Shyri’ i arrestuar disa herë për vepra të rënda penale si vrasje, rrëmbim e trafik droge.
Sipas burimeve nga sektori i krimeve të rënda në policinë e Tiranës, Cukali kishte kontraktuar 2 kushërinjtë Enver dhe Edmond Jakimi kundrejt pagesës prej 40 mijë eurosh për vendosjen e tritolit në automjetin e Gjon Menës, ku ky i fundit shpëtoi me vetëm disa dëmtime në njërën këmbë.
Megjithatë, hetuesit thonë se ka dyshime që edhe vetë Cukali të jetë paguar për organizimin e atentatit ndërsa 42-vjeçari në vitin 2019 u arrestua si vrasës i ish-policit Arben Bilali, por u lirua nga Gjykata e Apelit me argumentin se kampioni i ADN-së nga ku u provua autorësia nuk ishte marrë konform procedurave.
Gjergj Cukali ishte një nga emrat që u skedua edhe nga OFL-ja, ndërsa në vitin 2016 u arrestua në Tiranë si pjesë e një rrjeti të shpërndarjes së kokainës, por pas pak kohësh u lirua nga qelia.
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona