“Ngrohemi në diell”- Jetesa e shtrenjtë për të moshuarit, s’paguajnë dot faturat

1 Dhjetor 2023 | 16:44

Stina e dimrit sjell konsum më të madh të energjisë elektrike për kosumatorët në vend.

Pensionistët në Durrës janë shprehur për Euronews se nuk kanë mundësi të paguajnë faturat dhe për këtë arsye ngrohen me orar. Ka edhe nga ata që në pamundësi, shfrytëzojnë ditët me diell.

“Ngrohemi me korent. E lëmë 10 min ose çerek ore dhe e heqim pastaj”, është shprehur një prej pensionistëve të intervistuar në Durrës.

“Biem në gjumë, mbulohemi me batanije”, tha ai më tej.

“Rroftë dielli për ne”, tha dikush tjetër.

Pensionistët e Durrësit i sheh thuajse çdo ditë në sheshin e qytetit në kërkim të rrezeve të diellit.

Tani që jemi zyrtarisht në dimër dhe temperaturat në qytetin bregdetar janë ulur me disa gradë, ata po ngrohen me batanije.

“Batanije e jorgan, ç’të bëjmë? Ku të shkojmë? Pleq jemi ne”, tha një prej të intervistuarve.

“Ngrohemi me batanije, jorganin e kemi, po dhe ndonjë ngrohëse e kemi”, tha dikush tjetër.

Më “fatlumët” ngrohen me orar.

“Unë me korent jam ngrohur”, tha një tjetër qytetar.

“1 orë sa ngrohej dhoma e fiknim, ftohej e ndiznim prapë, nga pak e nga pak”, vijoi ai.

“Ne pak jemi, drutë janë shtrenjtuar, 2 veta jemi ne mundohemi ta ndezim kur është ftohtë, jo gjithë ditën. Të kursejmë pak, se jemi pensionistë”, tha një grua.

“Jo gjithë ditën, ngrohemi nja 2 dorë, nga njëçikë”, tha një i moshuar.

Pensionet vijojnë të mos jenë të kënaqur, me jetesën që është shtrenjtuar në çdo aspekt të saj. Prandaj, shumica varen nga fëmijët.

“Unë i kam fëmijët në punë, edhe nusen edhe djalin”, tha dikush tjetër.

“Për faturat dhe për gjithçka që do shtëpia. Pensionet që kemi janë ato minimalet, unë 150 mijë lekë marr”, u shpreh një tjetër qytetar.

Ndërsa vendimin e qeverisë, për ta shpërndarë më herët bonusin prej 5 mijë lekësh të reja këtë fundvit, ata e konsiderojnë qesharak.

“Si nuk i erdhi zor njëherë. Si e mori para kohe, si e merr në fund të muajit, ç’kuptim ka ajo? Ai 50 mijë lekësh nuk vajti 100 mijë lekë”, u shpreh njëri prej të pyeturve.

Kujtojmë se jatë fjalës së mbajtur në Asamblenë e Zgjeruar të Partisë Socialiste në Vlorë, Rama tha se qeveria ka parashikuar një fond prej 250 milion eurosh për pensionistët në buxhetin e vitit të ardhshëm.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka arritur një minimum të ri historik. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, Euro kembehet 95.3 lekë, niveli...
14:43 | 04/06/2026

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës publikoi të enjten çmimet e reja të karburanteve në vend. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN...
13:28 | 04/06/2026

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026