Berisha, mosbindje civile? Gazetari: Nëse do jetë si ato më parë, s’do ketë sukses

1 Dhjetor 2023 | 11:57

Gazetari Lavdrim Lita në një intervistë për Euronews Albania komentoi deklaratën e Sali Berishës se do të ketë mosbindje civile.

Lita shpreson që nëse do të ketë mosbindje civile të mos jetë si ajo e PS apo e PD-së vite më parë, pasi ato nuk patën sukses.

Më tej ai theksoi se Berisha nuk do të largohet për aq kohë sa ka çështje të hapura me drejtësinë.

“Jam shumë i interesuar ta shoh këtë mosbindje civile, do ishte hera e parë në Shqipëri që do të kryejnë një detyrë dhe shpresoj që të mos përfundojë si ajo e PS me djegie gomash, apo si ajo e PD-së para disa vitesh që bllokoi disa akse në rrugët në Tiranë.  Nëse do të jetë një gjë e tillë që e kemi parë më parë mendoj se nuk do të ketë sukses së më parë nuk ka pasur sukses. Jam shumë i interesuar ta shohë këtë mosbindje civile.

Derisa Berisha të ketë procese të hapura me drejtësinë, familjarët e tij të kenë procese të hapura me drejtësinë, Berisha aty do të jetë për t’i quajtur të përndjekur pokitikë dhe do të politizojë çdo lloj çështje”-tha Lita.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026