Musine Kokalari si figurë frymëzuese, stërmbesa: Qëndroi deri në fund ndaj agresionit komunist
Musine Kokalari ishte shkrimtarja e parë grua në Shqipëri, e cila në vitin 1943 së bashku me disa intelektualë të tjerë, krijoi Partinë Social Demokrate si dhe ka botuar 3 libra.
Por intelektualja e shkolluar me rezultate të shkëlqyera në “La Sapienza”, do të arrestohej për veprimtarinë e saj politike dhe do të dënohej me 18 vite burg.
Pas burgut u internua në Rrëshen, ku punoi në ndërmarrjen komunale dhe në ndërtim deri sa u sëmur nga kanceri e ndërroi jetë pasi iu mohua kujdesi shëndetësor.
Linda Kokalari, stërmbesa e Musine Kokalarit thotë se ajo është një figurë frymëzuese jo vetëm për femrat por të gjithë shoqërinë pasi edhe përballë ndëshkimeve nga komunistët nuk shkeli mbi dinjitetin e saj.
“Është frymëzim për rininë e sotme. Jo vetëm që ishte politikane dhe udhëhoqi burra. Ajo që e bën të veçantë është qëndresa ndaj sulmeve, burgut dhe punës në ndërtim pa u ulur kokën, pa e humbur dinjitetin dhe integritetin. Nëse do të futej në kurrikulat mësimore atëherë frymëzimi i Musine Kokalarit do të bëhet i prekshëm”, u shpreh Linda Kokalari.
Duke folur për librat e stërgjyshes së saj, ajo tregoi se krijimtaria e Musine Kokalarit, ka tematikë jetën e përditshme të qytetit të Gjirokastrës dhe një pjesë tjetër janë tregime për përrallat që gjyshja u tregonte nipave rreth vatrës.
Lexoni gjithashtu:
Jeta e Musine Kokalarit| ‘Nuk kam nevojë që të jem komuniste për ta dashur vendin tim’
Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve të policisë (VIDEO)
Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 20:24 Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve të policisë (VIDEO)
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera