“Vrasjen e mora vesh nga…”-Vëllai i Liridonës zbulon bisedën e parë me Naim Murselin
Vëllai i Liridona Ademajt, Leonardi, ka rrëfyer për herë të parë bisedën që ka pasur me bashkëshortin dhe njëkohësisht vrasësin e motrës së tij, Naim Murselin, mënjëherë pas ngjarjes.
Përmes një lidhjeje për emisionin “Review” në Euronews Albania, ai ka deklaruar se Naimi i kishte thënë se gjatë një grabitjeje që atyre u kishin bërë në makinë, Liridona ishte vrarë.
Ai tha gjithashtu se lajmin për vrasjen e Liridonës e mori nga gruaja e tij përmes një telefonate.
“I falenderoj të gjitha mediat që kanë ardhur. Rastin e kemi kuptuar nga ora 22:20, më ka telefonuar bashkëshortja ime, më ka thënë që e kanë vrarë Liridonën. Kur erdha në shtëpi gjendja ishte shumë e rëndë. Jemi nisur për në Spitalin e Gjakovës.
Nisa të hulumtoj nëse është e saktë apo jo. U nisa për në Prishtinë, kur shkova atje, në stacionin Policor. Për Liridonën e zbuluam që ishte vrarë. Kishim edhe hallin e fëmijëve, ishin mirë apo jo. Isha shumë keq emocionalisht në ato momente.
Erdhën fëmijët edhe thanë na kanë plaçkit, na kanë dalë para. Dola po kërkoja Naimin, më thanë është me prokurorin duke u marrë në pyetje. Më tha unë kam qenë në makinë, na kanë ardhur, na kanë kërkuar sendet dhe unë i kam thënë Liridonës që jepja të gjitha sendet”, është shprehur Ademaj.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut