Iu bë atentat, ndërron jetë kushëriri Ardian Nikulaj. Gjendet makina e djegur

2 Dhjetor 2023 | 22:38

Ka ndërruar jetë në spital shënjetra e atentatit të mbrëmjes së sotme në Lezhë, Eno Nikulaj.

Burime bëjnë me dije se policia ka gejtur një makinë që po digjej në rrugën e Rinasit në vendin e quajtur “Ura e Tubit”, e cila dyshohet që mund të ketë lidhje me autorët.

Nikulaj ishte duke shkuar në banesë me makinë, teksa u qëllua me breshëri kallashnikovi nga persona të paidentifikuar në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, në vendin e quajtur “Ura e trenit”

40-vjeçari rezulton të jetë djali i xhaxhait të Ardian Nikulaj, i cili u ekzekutua po në një atentat mafioz më 19 maj.

Nga informacionet paraprake dyshohet se shkak i atentatit të jenë përplasjet për gjakmarrje dhe hakmarrje të fisit Nikulaj.

Ndërkohë policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në hyrje-daljet e qytetit për bërë të mundur arrestimin e autorëve.

Lezhë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, për ngjarjen e ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, ku mbeti i plagosur rëndë me armë zjarri shtetasi E. N., ju informojmë se:

Ky shtetas, si pasojë e plagëve të marra, pavarësisht ndihmës dhe trajtimit të menjëhershëm mjekësor, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Lezhës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026