Pse e vrau bashkëshorti Liridonën? Gazetari: Për tradhti jo, për para po

2 Dhjetor 2023 | 20:49

Temë e emisionit Review në Euronews Albania këtë të shtunë, ishte vrasja e bujshme e Liridona Murselit, e cila u ekzekutua pas një plani të mirorganizuar nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

I ftuar në studio gazetari Jul Kasapi bëri një analizë të motiveve se pse Naimi mund ta ketë vrarë bashkëshorten e tij.

Kasapi theksoi se planifikimi i një vrasjeje të tillë bëhet vetëm për para dhe për asnjë motiv tjetër që mund të lidhet me tradhti apo mosmarrëveshje.

“Unë pashë dhe foto dhe video që ishin publikaur vite më parë. Gjithçka dukej normale. Por kur diçka duket shumë e bukur në jetën e Instagramit mund të ketë probleme në jetën reale. Por duke parë dhe divorcin që është diskutuar, nuk mendoj se kanë qenë një familje e lumtur. Dhe çfarë bëhet kur do të divorcohesh dhe të fitosh para?! Eliminimi fizik! Ne këto i kemi parë në filma shumë herë. Në të tilla raste elimnimi fizik bëhet vetëm për para. Pse do e vriste tjetër Naimi Liridonën?

Nuk mendoj se do e vriste se Liridona do i nxirrte të palarat gjatë kohës që ka qenë këshilltar i Pacollit. Nuk mendoj se diçka e tillë të çon për të vrarë nënën e fëmijëve të tu. Cili do ishte një motiv tjetër? Do e vriste për tradhti? Unë nuk mendoj se në ditët e sotme dikush të vret për tradhti apo për xhelozi. Ne kemi parë një vit më parë dhe rastin e vrasjes së një vajze në Kosovë, e cila ishte në spital, shtatzënë. Ajo ishte një vrasje e parlajmëruar por në kufijtë e një çmendie nga ana e bashkëshortit. Por aty nuk kishte planifikim. Planifikimi bëhet për para”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026