Turisti gjerman vritet me thikë në një sulm Paris, arrestohet një islamist radikal

3 Dhjetor 2023 | 10:59

Policia franceze ka arrestuar një islamist radikal 25-vjeçar, i cili vrau një turist gjerman dhe plagosi dy persona të tjerë në Paris të shtunën mbrëma.

Pas arrestimit, ai deklaroi se sulmin e kreu për shkak se ishte i shqetësuar “për vuajtjet e myslimanëve, veçanërisht në Afganistan dhe në territoret palestineze”, me akuzën se Franca është bashkëpunëtore në këtë, tha sot ministri i Brendshëm francez, Gérald Darmanin, dhe theksoi se sulmuesi bërtiti “Allahu Akbar” (Zoti është i madh) gjatë arrestimit.

“Ky person ishte gati të vriste më shumë njerëz”, tha Darmanin gjatë një konference për shtyp.

Prokuroria franceze për luftën kundër terrorizmit ka konfirmuar se ka hapur një hetim për këtë sulm në të cilin një ekstremist islamik ndoqi me thikë disa turistë gjermanë, vrau një burrë dhe më pas plagosi dy persona të tjerë me çekiç.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës

Udhëheqësit e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor do të takohen në Tivat të Malit të Zi më 5 qershor. Samiti zhvillohet gjashtë muaj pas samitit...
13:34 | 04/06/2026

Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë

Presidenti i Finlandës, Aleksandar Stub, tha se Bashkimi Evropian duhet të marrë në konsideratë një zgjerim të konsiderueshëm me 40 shtete anëtare, përfshirë Kanadanë. Duke...
13:22 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026