“Drejtësi për vrasjen e Liridonës”, aktivistët protestë para gjykatës në Prishtinë
Teksa pritej të niste seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit i cili dyshohet se urdhëroi ekzekutimin e bashkëshortes së tij, aktivistë nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, organizuan një protestë simbolike në dyert e gjykatës themelore në Prishtinë.
“Nuk ka paqe pa sigurinë e grave”, ky ishte mesazhi që kërkonin të përcillnin gratë dhe vajzat e pranishme në këtë protestë teksa mbanin duar një pankartë të madhe.
Njëra prej tyre, Trina Binaku kërkoi drejtësi për vrasjen e Liridona Ademajt, duke e cilësuar dhunën ndaj grave një fenomen shqetësues në shoqëri.
Vrasja e Liridona Ademajt nga ngjallur reagime të forta në shoqëri, ndërsa kjo protestë nuk do të jetë e vetmja. Aktivistet nga “Kolektivi për mendim dhe veprim feminist” njoftuan se të martën në orën 18:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë do të organizohet një protestë më e madhe dhe me pjesëmarrjen e qytetarëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut