“Nuk ika, rrezikova dhe veten”- Çfarë deklaroi Naim Murseli në gjykatë
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit për një muaj ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, pasi dyshohet se janë të përfshirë në vrasjen e Liridona Ademajt.
Sipas mediave të Kosovës bashkëshorti i Ademajt, Murseli është shprehur se nuk ishte larguar nga vendi i ngjarjes ndërsa pretendon se i ishte rrezikuar jeta.
“Unë nuk kam ikur nga vendi i ngjarjes, madje kam qenë vetë i rrezikuar dhe kam kërkuar ndihmë në të njëjtën kohë deri në ardhjen e policisë”, thuhet se ka thënë i dyshuari sipas vendimit të gjykatës.
Avokati Ahmet Ahmeti ka thënë se Naim Murseli nuk e ka kryer veprën penale në vend, kohë dhe mënyrë siç përshkruhet në dosjen e prokurorisë dhe nuk është i përfshirë në vrasje.
“I mbrojturi im nuk është fare i involvuar në kryerjen e këtyre veprave penale dhe nuk ka arsyje të përsëris veprën penale se nuk e ka bë”, ka thënë avokati Ahmeti.
Avokati kishte kërkuar nga gjykata që kërkesën për caktimin e paraburgimit të mos e aprovojë, apo të caktojë një masë alternative. Vendimi për caktimin e paraburgimit është marrë nga gjyqtarja e procedurës paraprake Sulltane Hoti.
Nga vendimi i gjykatës mësohet se Naim Murseli dyshohet për bashkëkryerjen e vrasjes, Granit Plava për vrasje të rëndë kurse Kushtrim Kokalla dyshohet për marrëveshje për të kryer vrasjen.
LEXONI GJITHASHTU:
Zjarret përfshijnë Evropën, mijëra të evakuuar në Francë, Itali dhe Spanjë
I moshuari humb jetën në liqenin e Pogradecit, dyshohet se pësoi infarkt sapo hyri në ujë (VIDEO)
Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:07 Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet
- 19:04 Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
- 18:59 Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë