”Sondazhet po dëmtojnë Ramën”, Vasili cilëson si të pavlera komentet për ndarjen e opozitës në dy lista

26 Shkurt 2021 | 08:59

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili tha se komentet sa i takon daljes së opozitës me dy lista në zgjedhje janë komente të pavlera.

[
cite_header=Se si dhe cilat janë taktikat që një opozitë zgjedh për të konkurruar e aq më shumë e imponuar nga ca ndryshime të dhunshme të njëanshme që ndodhën në 30 korrik në Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor natyrshëm opozita zgjedh modelin taktik dhe mënyrën e konkurrimit në zgjedhje për të maksimizuar votën e saj. Këtu nuk shoh asnjë gram problem.
cite_author=Petrit Vasili
cite_description=Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim
]

Vasili sqaroi se çdo vendim merret në bashkëpunim me Partinë Demokratike ndërkohë që sipas tij duhet t’i kushtohet rëndësi faktit që Partia Socialiste është krejtësisht e vetme dhe gjithë spektri i politikës është bashkuar për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës.

Teksa nënkryetari i LSI-së iu referua sondazheve si “qesharake”, gazetarja Mulaj e pyeti nëse do të bashkohen me Partinë Socialiste po t’ju duhet një aleat pas zgjedhjeve, Vasili refuzoi të jepte një përgjigje të qartë.

“Ju thashë edhe njëherë, mos e dëmtoni kaq shumë Edi Ramën me hamendje që edhe ai vetë nuk i beson,”- u shpreh Petrit Vasili duke sqaruar se sipas tij sondazhet janë ato që pavarësisht se dalin në favor të PS-së thjesht po dëmtojnë imazhin e kryeministrit.

 

Lexoni gjithashtu:

Të rinjtë nuk e duan as Ramën, as Bashën, Sejamini: Të dyja krahët bëjnë politikë të vjetër

Analistët komentojnë ndarjen PD-LSI në dy lista, Manjani: Nëse Rama merr edhe një mandat, Shqipëria është komuniste

Gazetari Sejamini: Për aq kohë sa udhëheqësit do jenë gjatë në media, popullariteti i tyre do ulet

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026