Rama krah Naços në Berat, thumbon Metën për vlerësimin e Dvoranit

26 Shkurt 2021 | 11:31

Kryeministri Edi Rama komentoi sërish sot gjatë një takimi me banorë të Beratit, vlerësimin e gjyqtarit Ardian Dvorani nga Departamenti  i Shtetit.

“[…] e fundit që ka krijuar një turbullirë të madhe në lagjet e tjera të politikës me vendimin e sekretarit të shtetit për të vlerësuar me çmimin e veçantë të nderit të Shteteve të Bashkuara, një gjykatës shqiptar që dihet dhe pse është bërë i njohur, dihet dhe me kë është përplasur është shumë domethënëse,” – u shpreh Kryeministri Rama.

Kryeministri u shpreh se drejtësia nuk mund të vihet nga qeveria, por “një forcë politike e cila qeveris vendin e ka në dorë ta mbështesë ose ta pengojë një proces të tillë”. Rama tha se përgjatë këtyre viteve “është e qartë se kush po përpiqet ta pengojë Reformën në Drejtësi” duke nënkuptuar këtu Presidentin Ilir Meta.

Gjatë fjalës së tij në Berat Rama ishte krah ish-ministrit të Drejtësisë Nasip Naço, i cili është larguar nga Lëvizja Socialiste për Integrim dhe i është bashkuar Partisë Socialiste. Naço do jetë kandidat për deputet i PS-së në qytetin e Beratit.

Ardian Dvorani u vlerësua nga SHBA si “kampion i anti-korrupsionit” si një nga 12 personat që kanë drejtuar nisma kundër korrupsionit në botë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026