EMRAT/ Kush janë personat e ndaluar për vrasjen e dyfishtë në Maqedoninë e Veriut
Maqedonia është tronditur nga një ngjarje e rëndë ku kanë mbetur të vrarë dy persona, ndërsa vrasësi sipas asaj që raportojnë autoritetet vendase është një.
Të përfshirë në këtë vrasje dyshohet të jenë 5 person, konkretisht Vlatko Kekishov është ndaluar dhe i është caktuar masë paraburgimi , Velibor Manev është personi i dytë me paraburgim, Bore Videvski nga Velesi, Vanja Gjorçevska, i cili është babai i së miturës së vrarë, që sipas prokurorit, ka ndihmuar me informacione rreth ndodhjes së vajzës.
Personi i arratisur është Lupço Palevski, i cili sipas institucioneve gjendet në Beograd ku ka ikur së bashku me avokatin e tij.
Palevski ka parti me orientim të djathtë në Maqedoninë e Veriut, ka pasur biznes për ndërtim ndërsa para disa viteve pas një fletarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Kroacia, ai është ndaluar në Serbia dhe ka vuajtur dënimin e kërkuar nga Kroacia.
Dy vrasjet
Viktima e parë, Pançe Zhezhovski, 74 vjeçar nga Velesi, i paraqitur si i humbur nga 24 nëntori, është vrarë vetëm për shkak të një konflikti të mëhershëm me Palevskin, të dyshuar për vrasjen e dyfishtë. Viktimës së parë, pas vrasjes i është marrë vetura dhe me veturën e tij, citroen i bardhë, është kryer edhe rrëmbimi i vajzës së mitur, që tashmë është vrarë.
Viktima e dytë është Vanja Gjorçevska, 14-vjeçare nga Shkupi, e paraqitur si e humbur nga 27 nëntori, është vrarë dy orë më vonë pasi është rrëmbyer. Qëllimi i rrëmbimit ashtu siç raportohet ka qenë kushtëzimi i nënës së vajzës për të marrë para nga ajo. Sipas prokurorit Gavril Bubevski, në këtë rast është përfshirë edhe babai i Vanjës, Aleksandri, i cili ka dhënë informacione për vendet ku ka lëvizur vajza dhe kur ka qenë e vetme.
LEXONI GJITHASHTU:
- Napoli i pafuqishëm ndaj Interit, zikaltrit regjistrojnë fitoren e 11-të
- Ministria e Mbrojtjes: Rreth 70,000 ushtarë rusë mund të jenë vrarë gjatë luftës
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat