Dy aksidente me pasojë vdekje në Vlorë dhe Tiranë, mes viktimave një 7-vjeçar

26 Shkurt 2021 | 11:43

Një fëmijë 7-vjeç dhe një grua 60-vjeçe humbën jetën mesditën e sotme në dy aksidente të ndryshme në Vlorë dhe Tiranë.

Policia njoftoi se fëmija me inicialet A.C u përplas nga një makinë në rrugën Vlorë-Peshkëpi dhe nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. Për këtë aksident u shoqërua në komisariat drejtuesi i makinës, personi me inicialet E.SH.

Pak më vonë, policia njoftoi se rreth orës 12:00 në rrugën “Abedin Rexha” në zonën e ish-rreth-rrotullimit Shqiponja në Tiranë, një grua rreth 60-vjeçe humbi jetën si pasojë e përplasjes nga një kamion.

Kamioni drejtohej nga P.Rr (40 vjeç), i cili është shoqëruar gjithashtu në komisariat.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026