Izraeli shkatërron 500 tunele të Hamasit

4 Dhjetor 2023 | 13:06

Izraeli zgjeroi mëngjesin e sotëm ofensivën kundër militantëve të Hamasit në Gaza duke goditur 200 objektivë në territorin e munduar prej luftës tashmë 59 ditore.

Manovrat tokësore të forcave izraelite të mbrojtjes po zgjerohen në sektorin jugor të Gazës, ku disa tanke janë duke avancuar në veri të Khan Yunis. Shërbimet sekrete izraelite janë udhëzuar të eliminojnë liderët e Hamasit kudo që janë, thonë zyrtarë në Tel Aviv.

Mbi 800 tunele të Hamasit janë lokalizuar dhe 500 prej tyre janë shkatërruar që prej fillimit të luftës, njofton IDF. Tunelet në fjalë ndodheshin në zona civile, shumë prej të cilëve ishin pranë disa shkollave, kopshteve e xhamive.

Që nga përfundimi i armëpushimit, të premten, luftimet në Gazë kanë rifilluar të ashpra mes Hamasit dhe trupave izraelite që avancojnë, ashtu si edhe lëshimet e raketave nga grupi radial drejt shtetit hebre, dhe sulmet ajrore të Izraelit në territorin palestinez.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026

Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)

Presidenti i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, i ka kërkuar drejtpërdrejt homologut të tij rus, Vladimir Putin, ndalimin e luftimeve në Ukrainë dhe ka propozuar një “ngrirje”...
19:46 | 25/07/2026

Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti

Një aeroplan i vogël u rrëzua mbi çatinë e një shtëpie në Ganderkesee, në rajonin e Oldenburgut në Gjermani, duke i marrë jetën pilotit. Për...
18:47 | 25/07/2026