Manastirliu-Manja firmosin marrëveshjen për edukimin në shkolla kundër korrupsionit
Përhapja e kulturës së ligjshmërisë dhe qytetarisë së përgjegjshme në shkolla, si mjet për të parandaluar korrupsionin është në fokus të marrëveshjes 3-vjeçare, ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Ministrisë së Drejtësisë dhe Ambasadës Italiane në vendi tonë.
Marrëveshja u firmos sot nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dhe Ambasadori i Italisë në vendin tonë, Fabrizio Bucci.
“Marrëveshja e re që firmosim sot të tre palët, për këtë projekt, i cili do të zgjasë 3 vite, ka të bëjë me përfshirjen në edukimin qytetar edhe të instrumenteve që kanë të bëjnë me ndërgjegjësimin, sa i përket luftës kundër korrupsionit dhe informacionit që fëmijët duhet të marrin nëpërmjet kurrikulave, leksioneve, seminareve, debateve, mbi çështje që lidhen me fenomene të dëmshme për shoqërinë”, tha ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.
“Sot ne vendosëm të ngremë këtë bashkëpunim në një tjetër nivel, me një angazhim më të madh, për ta shtrirë edukimin në 12 shkolla, në 6 qytete të vendit dhe kemi gjetur gatishmërinë e menjëhershme të Ministrisë së Arsimit, por edhe partnerët italianë, që mirëpritën kërkesën për të replikuar këtë praktikë në shkallë edhe më të gjerë”, – u shpreh ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.
Promovimi i kulturës së ligjshmërisë në shkolla nisi si një projekti pilot në 4 shkolla të Tiranës, më konkretisht në shkollat “Qemal Stafa”, “Petro Nini Luarasi”, “Asim Vokshi” dhe “Myslym Keta” dhe tashmë do të shtrihet në gjashtë qarqe, më konkretisht, në Tiranë, Durrës, Shkodër, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, me synim konsolidimin e kulturës së ligjshmërisë dhe qytetarisë së përgjegjshme tek të rinjtë.
LEXONI GJITHASHTU:
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje