Tejmbushja e autobusëve, Rakacolli: Hipja në urbane, jo e detyruar. Qytetarët: E kemi nevojë

26 Shkurt 2021 | 12:20

“Kur nuk ke makinë personale me shërbim urban kështu u shpreh një qytetar për gazetaren Dorina Halili teksa kjo e fundit e pyeti për shmangien e këtij mjeti transporti.

“Jo, absolutisht jo, vetëm të eci një orë e ca në këmbë”- tha qytetarja.

Kjo qytetare ashtu si shumë të tjerë është e detyruar të lëvizë çdo ditë me autobus, ndonëse tejmbushja e tyre sidomos në këtë periudhë pandemie është shqetësuese.

Megjithatë, zv. ministrja e shëndetësisë Mira Rakacolli në mbledhjen e fundit të Komitetit të Ekspertëve, tha se qytetarët nuk i detyron njeri që të hipin në autobus.

“Është një zgjedhje personale, pra njerëzit duhet të mbrojnë veten e tyre, nuk mund të arrihen gjërat me forcë. Nuk të detyron njeri të hipësh në autobus. Në autobus kur e shikon që është i mbushur dhe tashmë njerëzit hipin në autobus për të arritur oraret e punës, dihet pak a shumë një lloj tendence, zgjidhet edhe një orar i përshtatshëm”, ka deklaruar Rakacolli.

Qytetarët të shqetësuar shprehen se nuk e shmangin dot shërbimin urban, ndonëse masat kundër Coronavirus në autobusë nuk gjejnë zbatim.

“Pa maska, pa distancë. Autobusi duhet, duhet se ne pleq kemi nevojë”, u shpreh një tjetër.

“Kjo është jo problematike, po kjo është të vesh duart në kokë, është llahtari. Duhet të mbrohesh nga njerëzit e familjes, aty bashkohesh me 100 familje”, pohoi një qytetar.

“E kam të detyrueshëm, katër autobusë në ditë.”

“Nuk e shmang dot kur ke rrugë, domosdo nuk ka rrugë tjetër. Mirë është ta eliminojmë deri diku, po je i detyruar se do lëvizësh”- thekoi një qytetar.

Prej muajsh kjo problematikë vazhdon të jetë prezent në jetën e përditshme të qytetarëve, të cilët kërkojnë të shtohen linjat e autobusëve si dhe kontrollet për zbatimin e masave kundër covid-19.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026