Manastirliu: Të hënën dërgesa e radhës nga ‘Pfizer’, brenda 10 ditëve të para të marsit vijnë vaksinat e para nga ‘Covax’
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nga Arena Kombëtare, ku po vijon vaksinimi i personelit shëndetësor spitalor dhe të kujdesit shëndetësor parësor bëri me dije se deri tani janë kryer 11 mijë vaksinime, ndërsa tha theksoi se ditën e sotme hapet qendra e vaksinimit në Kukës dhe brenda javës në Korçë.
Znj. Manastirliu u shpreh se duke nisur nga java tjetër do të vijnë sasitë e radhës së vaksinave të kontraktuara me Pfizer.
“Javën tjetër do të vijë dërgesa e radhës nga Pfizer. Me ardhjen e vaksinave, sipas kalendarit të kontratës që kemi lidhur me Pfizer-in, ditën e hënë do të vijojmë të intensifikojmë dhe të shtrijmë në vijim vaksinimin. Gjithashtu pritet që në 10 ditëshin e parë të marsit, të kemi edhe një dërgesë të parë nga kontrata me Covax-in. Janë planifikuar rreth 14,400 doza, të cilat priten që të vijnë nga kjo marrëveshje e lidhur dhe e parapaguar nga qeveria shqiptare”, bëri me dije Manastirliu.
Teksa foli për vaksinimin e të moshuarve, Manastirliu tha se me përfundimin e mjekëve, infermierëve, gjithë personelit shëndetësor, me përfundimin e vaksinimit të të moshuarve në azile, kujdestarëve të tyre, gjithashtu do të intensifikohet edhe vaksinimi i të moshuarve dhe do të vijohet edhe përgjatë ditës së diel me vaksinimin e të moshuarve +80, duke filluar me fashën +90 vjeçare.
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona