Basha vizitë në SHBA, takim me kongresmenin French Hill: Mbështesim drejtësinë
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ndodhet në një vizitë në SHBA ku është takuar me kongresmenin French Hill, anëtar i Komitetit për punë të jashtme, si dhe Zëvendës Kryetar i Komiteti të Shërbimeve Financiare të Dhomës së Përfaqësuesve dhe i Komitetit të inteligjencës.
Në këtë takim, kreu i PD e njohu kongresmenin Hill me situatën në vend dhe rajon, dhe ka ndarë shqetësimin për situatën e tensionuar, që kulmoi me ngjarjet e 24 shtatorit në Banjskë.
“Mbështetja për drejtësinë dhe lufta e pakompromis kundër korrupsionit, janë prioritete të PD-së”, ka theksuar zoti Basha, dhe në këtë kuadër ka parashtruar edhe iniciativën e tij për vetingun e politikanëve.
Basha shprehu shqetësimin për përpjekjet e Rusisë për të krijuar një vatër të re tensioni në Ballkan dhe konkretisht në Kosovë, Bosnje, dhe së fundmi edhe në Mal të Zi, me konfigurimin e shumicës së re qeverisëse.
Basha ka vlerësuar vëmendjen e shtuar të SHBA-së dhe NATO-s në rajon dhe veçanërisht në Kosovë, ndërsa ka mbështetur zbatimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, bazuar mbi planin franko-gjerman të mbështetur dhe nga SHBA.
Zyra e shtypit të Partisë Demokratike bën me dije se në takim u diskutua edhe për impaktin që lufta në Ukrainë ka pasur në rajon.
Basha, edhe në cilësinë e reporterit të Këshillit të Europës për rindërtimin e Ukrainës, e njohu me rezolutën e përgatitur prej tij, që gëzon një mbështetje të gjerë në Këshillin e Europës.
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër