Zbulohet në Fushë-Kuqe baza ku furnizoheshin me mjete grupet kriminale
Policia e Lezhës ka zbuluar në Fushë-Kuqe një bazë ku furnizoheshin me mjete, grupe kriminale, me qëllim kryerjen e krimeve të rënda kundër personit.
Gjatë operacioni të policisë u sekuestrua një automjet me ndërhyrje në të për fshehje të dhënave, 5 motomjete dhe 4 palë targa të vjedhura në Shqipëri dhe Kosovë, sasi lënde plasëse me fitil zjarrpërcjellës, veshje për kamuflazh dhe sende të tjera që shërbenin për kryerjen e krimeve.
Në pranga është vënë pronari i banesës që shërbente si bazë, shtetasi A. L.
“Në fshatin Gorre, njësia administrative Fushë Kuqe, shërbimet e Policisë Kriminale të Lezhës dhe ato të FNSH Shkodër, kanë kryer kontrolle në një banesë të vjetër në pronësi të shtetasit A. L.. Nga kontrollet në brendësi dhe përreth saj, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
-1 automjet tip “Mazda”, me ndërhyrje dhe me dëmtime në strukturën e tij, për të pamundësuar përcaktimin e të dhënave të automjetit;
-5 motomjete me fuqi të lartë motorike, të dyshuar të vjedhur;
-4 palë targa, për automjete dhe motomjete, të dyshuara të vjedhura në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe në Kosovë;
-400 gramë lëndë e dyshuar eksplozive, me fitil zjarrpërcjellës, e gatshme për shpërthim;
-Kapuçë si maska, doreza dhe skafanda motomjetesh, veshje për kamuflazh, si dhe një sërë sendesh të tjera që do t’i shërbenin kryerjes së ngjarjeve të rënda kriminale.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u arrestua në flagrancë pronari i banesës, shtetasi A. L., 40 vjeç, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje”, “Trafikim i mjeteve motorike”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”, bëri me dije policia.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut