Kufjet na dëmtojnë dëgjimin, mjekja ORL: Ndonjëherë dëmi është i pakthyeshëm
Dëgjimi i muzikës me kufje, sa relaksues mund të kthehet edhe në një problem shëndetësor. Mjekët Otorinolaringolog, thonë se frekuentimi i ambienteve me muzikë të lartë por dhe përdorimi i kufjeve, ku niveli i muzikës i tejkalon 60 decibel që është dhe niveli i lejuar, na dëmton dëgjimin, dhe ndonjëherë ky dëmtim është i pakthyeshëm.
“Përdorimi i kufjeve tek te rinjtë në shumicën e rasteve përdoret mbi 100 dcb që jep dëmtim të nervit të dëgjimit, në fillim nuk e ndien por nëse paraqitet pas 3 apo 4 muaj ne shikojmë dëmtim të lehtë deri të mesëm të nivelit të dëgjimit i cili ndonjëherë është i parikthyeshëm,- Anjeza Kuçi, mjeke orl.
Shumica e pacientëve që kanë dëmtim të dëgjimit janë të rinjtë që përdorimin e kufjeve e kanë pjesë të punës.
“Tek pacientët e rinj që shoqërohen me dëmtim të nervit të dëgjimit ne kemi kryesisht pacientët që punojnë në call center, mosha mesatare 25-35-40 vjeç, të cilët si rezultat i punë së tyre të përditshme që qëndrojnë mbi 8 orë, këta pacientë vijnë pas disa vitesh pune”, – Anjeza Kuçi, mjeke ORL.
Edhe pse përdorimi i kufjeve nuk rekomandohet, mjekët otorinolaringolog, kërkojnë që të paktën të respektohen limitet e zhurmës dhe koha e qëndrimit me kufje.
“Në dëgjimin e muzikës do rekomandoja me zë optimal, nuk ka rëndësi vetëm niveli por dhe koha e përdorimit volume nuk duhet të kaloj nivelin e fundit të aparatit i cili tregon se mbi këtë nivel dëmton dhe koha e kufizuar”,-tha Anjeza Kuçi, mjeke ORL.
Ekspertët thonë se problem është edhe dëmtimi akut i dëgjimit, që shkaktohet nga zhurmat e forta dhe të menjëhershme. Ata rekomandojnë shmangien e mjediseve të zhurmshme për të mos dëmtuar dëgjimin.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta