Mjeku: Mblodhëm 24 mijë firma kundër Google për diskriminim të gjuhës shqipe
Mjeku Neshad Asllani i cili është gjithashtu anëtar i bordit të organizatës “Dekada për të drejtat e njeriut”, ishte mëngjesin e kësaj të enjteje i ftuar në “Good Morning Albanians” për të folur rreth një padie të ngritur kundrejt Google, për gjuhën shqipe.
Ai tha se për të ngritur këtë padi, fillimisht kanë bërë një peticion me anë të të cilit kanë grumbulluar rreth 24 mijë firma.
Pasi falënderoi të gjitha ata që bashkëpunuan, Asllani shtoi se do duhej që edhe shteti Shqiptar dhe ai i Kosovës, të shfaqnin përkrahjen e tyre në këtë çështje, por deri më tani nuk ka pasur reagim prej tyre.
“Duhet të falenderoj të gjithë ata që ka në kontribut te peticioni që ka grumbulluar afërsisht 24 mijë nënshkrime. Jemi në bashkëpunim edhe me Besmirin, me të cilin ishim së bashku në Eruronews Albania herën e parë, jemi në bashkëpunim me disa portale në Kosovë e në Shqipëri, të cilët janë lajmëruar dhe kanë shprehur gatishmërinë që të bashkëpunojnë me ne.
Kur është dërguar padia në Google, ne kemi informuar edhe Ambasadën e Shqipërisë në SHBA dhe Ambasadën e Kosovës në SHBA. Është për çudi se ne presim një përgjigje e nga shtet tona, se kjo është një çështje shumë e rëndësishme, por akoma nuk kemi marrë asnjë përgjigje”,-tha mjeku Neshad Asllani.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 19:27 Leo Messi, i jashtëzakonshëm, ylli argjentinas ka rikthyer veten në garën për “Topin e Artë”
- 19:21 Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga
- 19:13 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
- 19:08 Ekzekutimi mafioz në Australi filmohet me dron dhe postohet në interenet: Jemi mafia shqiptare
- 19:06 Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL
- 18:51 Shqipëria një hap larg kalimit në euro