Pranimi i padisë për diskriminim të gjuhës shqipe, mjeku: Google na ka kërkuar takim
Mjeku nga Prishtina, Neshad Asllani, që ka qenë edhe një prej iniciatorëve në paditjen e Google për diskriminim të gjuhës shqipe, ka folur mbi pranimin e padisë nga Gjykata e Kalifornisë në SHBA.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ai tha se Google ka kërkuar që të shtyhet afati i përballjes në gjykatë me 15 ditë.
Ai shtoi gjithashtu se pas padisë, përfaqësuesit ligjorë të Google i kanë kërkuar takim palës paditëse dhe sipas tij, kanali i komunikimit me gjigandin teknologjik është i hapur tashmë.
“Siç kemi thënë edhe më parë, këto janë procedura normale. Padia është bërë, është nevojit konfirmimi i kësaj padie nga Gjykata. Ata kanë shqyrtuar sa e vlefshme dhe e vërtetë është, pastaj është pranuar dhe është dërguar në Google, ku i është thënë që jeni të paditur.
Por Google ka kërkuar nga ne që afati për përballjen e parë të shtyhet me 15 ditë. Kjo është dërguar në gjykatë. Ne presim përballjen e parë dhe kemi zhvillime pozitive, pasi Google ka kërkuar takim me ne, që të bisedojmë.
Do të takohemi me përfaqësues ligjor të Google. Këshilltari ligjor i joni… Nuk kemi indikacion për çfarë do të bisedojmë, mirëpo është diçka e mirë që kanali i komunikimit është i hapur. Ne kemi parë hartën e Europës, vetëm Shqipëria dhe Kosova janë të kuqe, sepse pjesa tjetër është e kaltër”, është shprehur Asllani.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 19:43 Dinamo shkruan historinë në Kazakistan, përmbysje spektakolare ndaj Astanës
- 19:27 Leo Messi, i jashtëzakonshëm, ylli argjentinas ka rikthyer veten në garën për “Topin e Artë”
- 19:21 Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga
- 19:13 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
- 19:08 Ekzekutimi mafioz në Australi filmohet me dron dhe postohet në interenet: Jemi mafia shqiptare
- 19:06 Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL