Traget i ri për pasagjerët, flotës për udhëtimet Durrës-Ankona i shtohet edhe “MIA”
Nga kjo javë, flotës së trageteve që lidhin portin e Durrësit me portet e vendit fqinj, Itali, i është shtuar një mjet i ri lundrues.
Shtimi i tragetit modern “AF Mia” shënoi kështu një hap të rëndësishëm në sektorin e transportit detar në linjën Itali – Shqipëri.
Ceremonia e përurimit u mbajt në bordin e anijes në portin e qytetit bregdetar.
“Anija ‘Mia’ është anija më e bukura që ka ardhur në Durrës, ndërsa në aspeketin teknik përfaqëson atë që kërkon tregu. Shqipëria për mua është një pjesë e historisë së jetës sime. Çdo gjë që bëjmë këtu i ndjemë vërtetë”, tha Administratori i Shoqërisë “ADRIA FERRIES”, Alberto Rossi.
“Zgjodhëm Shqipërinë shumë vite më parë dhe rezultoi një zgjedhje shumë e gjetur dhe fitimprurëse. Kompania jonë përbëhet nga njerëz shumë të zotë, që e kanë shumë për zemër kompaninë dhe japin më të mirën e tyre”, tha Presidenti i Shoqërisë “ADRIA FERRIES”, Mauro Maia.
Anija e cila do të bëjë linjën Durrës-Ankona dhe anasjelltas ka një gjatësi rreth 200 metra, shpejtësi maksimale 25 nyje me kapacitet pasagjerësh mbi 1600 persona, e pajisur me 240 kabina.
Anija ofron shkurtim të distancës duke ulur kohën e tranzitit në krahasim me standardin aktual, ndërsa në konceptin e udhëtimit të gjelbër, është e pajisur me një sistem pastrimi për të reduktuar emetimet dhe i është nënshtruar procesit të zëvendesimit të fletëve të helikave për të përmirësuar efikasitetin e konsumit.
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West