Zhduken dy gra të së njëjtës familje në Kosovë

6 Dhjetor 2023 | 10:33

Policia e Kosovës ka njoftuar zhdukjen në rrethana të paqarta të dy grave në qytetin e Gjilanit.

Në komunikatën zyrtare, policia bën me dije se kallëzimi është bërë nga një familjar i afërt i tyre.

Sipas kallëzuesit gratë kanë dalë nga banesa në orën 07:00 të mëngjesit të së martës dhe ende nuk dihet vendndodhja e tyre.

Policia ka nisur hetimet në lidhje me rastin, ndërkohë që vijojnë kërkimet për gjetjen e tyre.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy viktimat femra kosovare kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026