Tensionet Greqi-Turqi, Erdogan “zbarkon në Athinë”, paralajmërimi për Mitsotakis
“Kiriakos, mik im, nuk ju kërcënojmë, nëse nuk na kërcënoni. Nuk ka asnjë çështje që ne nuk mund ta zgjidhim”, është një nga frazat e përdorura nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, në një intervistë 24 orë para mbërritjes së tij në Athinë, drejtuar kryeministrit Mitsotakis.
“Le të forcojmë besimin mes dy vendeve tona. Të rrisim bashkëpunimin dypalësh në çdo sektor, në ekonomi, tregti, transport, energji, shëndetësi, teknologji, arsim, në çështjet që kanë të bëjnë me rininë”, shton presidenti i Turqisë në intervistën e tij për Kathimerini.
“Të tregojmë kujdes dhe shqetësim të ndërsjellë për trashëgiminë historike dhe kulturore të vendeve tona. Qoftë çështjet në Egje, lufta e përbashkët kundër emigracionit të parregullt, apo problemet e vazhdueshme të pakicës turke në Greqi, nuk ka asnjë problem që nuk mund ta zgjidhim përmes dialogut mbi bazën e vullnetit të mirë të ndërsjellë”, shton Erdogan.
Erdogan, i cili do të takohet me Mitsotakis të enjten, tha se Turqia po përpiqej sinqerisht të zgjidhte mosmarrëveshjet e saj me Greqinë dhe se Greqia e kishte kuptuar se Turqia nuk do të refuzonte kurrë një dorë të zgjatur miqësie.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush