Idetë për Parkun Kombëtar të Vjosës, Rama: Vendim i guximshëm, mesazhi për BE
Ditën e sotme shpallet studioja arkitekturore fituese e Konkursit Ndërkombëtar të Dizajnit për krijimin e “Qendrës Multifunksionale dhe Stacioneve të Informacionit” të Parkut Kombëtar të Lumit Vjosa.
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij tha se ky është vendimi më i guximshëm që mund të merrte ndonjëherë një qeveri.
“Vendimet më të mëdha dhe të guximshme dhe më të rëndësishme për të ardhmen që një qeveri mund të merrte”, tha Rama.
Ky i fundit dha një mesazh dhe për Bashkimin Europian duke thënë se Vjosa duhej shpallur Park Kombëtar.
“Konkursi ndërkombëtar për Qendrën Multifunksionale dhe Stacioneve të Informimit për Parkun Kombëtar të Vjosës dhe hymë në një fazë të re, konservimit dhe zhvillimit të këtij parku të jashtëzakonshëm kombëtar. Nuk ka asnjë vend në Europë të paktën, se bota është shumë e madhe për të folur me siguri, që të ketë një park kombëtar që përshkon të gjithë trupin e vendit.
Nuk ka asnjë vend në Europë sot që të ketë një lum të egër, gjë për të cilën shpeshherë kemi qenë të detyruar tu kujtojmë miqve europiane, kur këmbëngulej se duhej ruajtur lumi i fundit i egër në Europë, por më parë se sa na japin në leksione se si ruhet një lumë i egër. Duhet të kujtohen që të egër kanë qenë edhe lumenjtë e tjerë të Europës, por ata i kanë zbutur për qëllime që s’kanë pasur të bëjnë me mbrojtjen e natyrës. Jemi mirënjohës për nxitjen, inkurajimin”, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë