Ashpërsohen masat në Kakavijë, nga 1 marsi autoritetet reduktojnë orarin, do kalojnë vetëm 400 persona në ditë

27 Shkurt 2021 | 11:07

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi këtë të shtunë se duke filluar nga muaji marsi do të ashpërsohen masat anticovid në pikën kufitare të Kakavijës. Konkretisht autoritetet theksojnë se duke filluar nga data një deri më 15 mars në pikën e kalimit të Kakavijës orari i qarkullimit do të jetë nga ora 07:00 deri në orën 19:00, duke u reduktuar me 4 orë në vend të orës 23:00 që do të jetë deri ditën e nesërme.

Gjithashtu nga autoritetet njoftohet se një masë tjetër do të jetë kufizimi i numrit të personave që do të futen çdo ditë drejtë shtetit grek. Sipas informacioneve nga 750 persona, nga 1 marsi do të lejohen vetëm 400 shtetas për të kaluar kufirin. Ata që do të futen në Greqi do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë, nga i cili nuk do të përjashtohen edhe shoferët e kamionëve apo mauneve.

Të gjithë shtetasit, të cilët do të rezultojnë pozitiv, nuk do të lejohen të hyjnë në Greqi, ndërkohë që, ata që do të lejohen të hyjnë do t’i nënshtrohen një karantine të detyrueshme 14 ditore, nga 7 ditë që ishte deri më tani.

Ministria e Evropës dhe Punëve të Jashtme thekson se pikat e kalimit në Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi vijojnë të jenë të hapura dhe shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë drejt këtyre vendeve, pa pasur nevojë për testin anticovid dhe pa iu nënshtruar masave të izolimit si karantinimi i detyrueshëm.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026