PS kërkon përjashtimin e 6 deputetëve të opozitës, përfshirë dhe Berishën
Grupi parlamentar i Partisë Socilaiste, ka kërkuar përjashtimin e deputetëve të opozitës, Sali Berisha, Flamur Noka, Eldo Hoti, Gazmend Bardhi, Albana Vokshi, Edi Paloka nga punimet e Kuvendit, për shkak të skenave të dhunës të shënuara në seancën plenare të së hënës.
Në kërkesën e socialistëve drejtuar Kryetares së Kuvendit, theksohet se përjashtimi i Flamur Nokës kërkohet për ndezjen e flakadanëve në sallë, si dhe tentativën për t’i vënë flakën grumbullit të karrigeve.
Deputetet Elda Hoti dhe Albana Vokshi kërkohen të përjashtohen për shkak se mbajtën në çantë dhe i dhanë flakadanët kolegut Noka.
Sakaq përjashtimit i Bardhit, Berishës dhe Palokës kërkohet nën argumentat se penguan zhvillimin e regullt të seancës plenare duke shkaktuar kaos dhe duke fyer kolegët.
Sekretariati i Etikës pritet të mblidhet këtë të mërkurë në orën 16:00 për t’u shprehur në lidhje me kërkesën e PS.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West