Serie-A, Cristiano Ronaldo s’mjafton për Juventusin, Verona i ndal bardhezinjtë në një barazim

28 Shkurt 2021 | 08:04

Një gol i Cristiano Ronaldos nuk i mjaftoi Juventusit për të mundur Veronënë të shtunën.

Në ndeshjen e luajtur në Bentegodi të Veronës, skuadra e Andrea Pirlos u ndal në barazim 1-1  pas golit të çekut Antonin Barak rreth 10 minuta pasi Cristiano Ronaldo kishte zhbllokuar rezultatin në pjesën e dytë – për portugezin ky ishte goli i 19-të në sezon.

Portieri Woijciech Szczesny reagoi mirë në fund duke i mohuar golin e përmbysjes Darko Lazovicit.

Me këtë barazim Inter ka mundësinë të shtojë distancën në 10 pikë ndaj Juventusit nëse fiton të dielën përballë Genoas.

Nga ndeshjet e tjera, Lazio u mund 2-0 nga Bologna, dhe Spezia ndau një pikë me Parmën në barazimin 2-2.

Teksa mbeten për tu luajtur edhe disa ndeshje nga java e 24-të, kampionati italian kryesohet nga Interi me 53 pikë, më pas vjen Milani me 49 pikë – luan të dielën me Romën, – Juventus me 46 dhe Roma me 44.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell

Bayer Leverkusen shkarkoi Kasper Hjulmand të enjten pas më pak se një viti në krye dhe punësoi ish-trajnerin e Toulouse, Carles Martinez Novell, si zëvendësues...
16:53 | 04/06/2026

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026