Barcelona thyen Sevillan, Messi gjen golin, Manchester City i pandalshëm në Premier League
Barcelona ka gjetur fitoren e radhës në kampionat, duke mundur Sevillan në transfertë me rezultatin 0-2. Katalanasit vijojnë serinë e ndeshjeve pa humbje në kampionat, teksa kjo ishte përballja e 15 radhazi në La Liga që nuk dalin pa pikë.
Fillimisht Dembele zhbllokoi rezultatin. Francezi ktheu në gol një pasim të mrekullueshëm të Leo Mesit.
Efekt
Në fraksionin e dytë ishte vetë argjentinasi që u kujdes për të shënuar golin e sigurisë, që i jep Barcelonës një trepikësh shumë të rëndësishëm ndaj një kundërshtari mjaft të fortë. Sevilla pësoi humbjen e parë pas 5 fitoreve radhazi në kampionat.
Në Premier League, Manchester City dëshmoi edhe ndaj West Ham se janë një hap para të gjitha skuadrave të tjera në Angli.
Të besuarit e Pep Guardiolës triumfuan 2-1, duke regjistruar fitoren e 14 radhazi në kampionat. Një ecuri fantastike e qytetarëve, të cilët po marshojnë të sigurt drejt titullit kampion.
Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë