Mbyllen hetimet për Pogba, rrezikon të përfundojë karrierën në mënyrën e shëmtuar
Paul Pogba rrezikon të mbyllë karrierën si futbollist në mënyrën më të shëmtuar të mundshme, për më tepër në moshën 30-vjecare. Francezi i cili vijon të jetë pjesë e Juventusit është njohur me një lajm tejet negative, ku prokuroria bën me dije se ka mbyllur hetimet ndaj tij. Mesfushori në fjalë rezultoi pozitiv me doping, ndërsa prokurorët italianë bëjnë me dije se ai do të përjashtohet për 4 vite nga futbolli.
Në një situatë të tillë, rikthimi i tij do të ishte i pamundur në një mungesë 4-vjecare, ndërsa natyrisht do të apelojë vendimin. Pala mbrojtëse e Pogba, mbetet për tu parë se si do të veprojnë në vijim. Kujtojmë se ish-ylli i kombëtares franceze ka qëndruar jashtë fushave për disa muaj për shkak të problemeve shëndetësore si pasojë e dëmtimeve, ndërsa tanimë po përballet me drejtësinë.
Që prej vitit 2022 kur iu bashkua bardhezinjve, ka luajtur vetëm 6 përballje, ndërsa pak muaj më parë, iu kërkua të bënte testin e dopingut, aty ku rezultoi pozitiv, ndërsa tanimë rrezikon seriozisht të mbyllë karrierën.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta