U kap me doping, Pogba rrezikon karrierën si futbollist
Karriera e Pogba po shkon gjithnjë e më keq, me francezin i cili krahas dëmtimit nuk i ka mirë punët as me drejtësinë sportive. Mesfushori ka rezultuar pozitiv në testin e parë të dopingut të kryer më 20 gusht, ndërsa ngjarja në fjalë është mbajtur e fshehtë. Në këtë pikë, futbollisti është pezulluar përkohësisht, deri në përgjigjen e testit të dytë, ku në rast konfirmimi pasojat do të ishin edhe më të rënda.
Në përballjen që bardhezinjtë zhvilluan me Udinesen disa prej futbollistëve iu kërkuar të bënin testin e doping, mes tyre dhe Pogba i cili rezultoi pozitiv. Prej atij momenti, futbollisti u urdhërua të ndalohej e të mos vijonte aktivitetin sportive. Më tej, federata italiane e futbollit bëri me dije që përgjigjë e testit të dytë do të ishte ajo vendimtare.
Në rast se edhe në të dytin Pogba do të rezultojë pozitiv, atëherë futbollisti i njohur me shumë mundësi do t’i japë fund karrierës. Kjo për faktin se dënimi në një rast të tillë shkon deri në 4 vite pezullim, gjë që do të ishte fatale, duke shtuar këtu dhe faktin se në vitin e fundit Pogba nuk ka luajtur thuajse fare. Kujtojmë se 30-vjecari iu bashkua bardhezinjve të Torinos në vitin 2022 ku ka luajtur vetëm 7 ndeshje, madje jo në minutazh të plotë, ndërsa nuk ka shënuar asnjë gol.
LEXONI GJITHASHTU:
- Paul Pogba del pozitiv në testin e dopingut
- Kombëtarja çeke publikon emrat e futbollistëve të thirrur për sfidën ndaj Shqipërisë
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë