Paul Pogba del pozitiv në testin e dopingut

11 Shtator 2023 | 17:50

Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba, ka rezultuar pozitiv për doping, raporton media italiane Corriere Della Serra.

Francezi ka luajtur vetëm 52 minuta në Serie A këtë sezon, por duket se do të jetë në telashe serioze përveç dëmtimeve të shpeshta dhe të rënda të viteve të fundit.

Sipas informacioneve, në gjakun e marrë nga Pogba janë gjetur nivele shumë të larta të testosteronit.

Mostra është marrë më 20 gusht pas ndeshjes së Juventusit kundër Udineses, e fituar nga torinezi 3:0. Pas fitores në Udine, Pogba mori pjesë në dy ndeshjet e ardhshme të skuadrës së tij kundër Bolonjës dhe Empolit.

Nëse Pogba ka marrë vërtet substanca të ndaluara, ai mund të marrë të paktën 6 muaj pezullim dhe një gjobë të lartë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026