Kane nuk largohet, Dybala i premton besnikëri Romës, Pogba i thotë ‘jo’ Arabisë
Afro 90 mln euro plus bonuse, kjo ishte oferta e fundit e bërë nga Bayern Mynih në drejtim të Tottenham për transferimin e Harry Kane, por që duket se nuk mjafton.
Klubi anglez i ka kthyer përgjigje bavarezëve duke u bërë me dije se për 29-vjeçarin nuk mjafton oferta e bërë, pavarësisht se nuk është e vetmja.
Sipas asaj çka mediat britanike raportojnë, Kane mund të jetë i lirë vetëm nëse oferta i kalon 100 mln euro plus bonuse, diçka të tillë gjermanët ende nuk e kanë bërë.
Roma duket se është disi më e qetë, e së bashku me të dhe tekniku Jose Mourinho. Kjo për faktin se argjentinasi Paulo Dybala ka premtuar besnikëri skuadrës, ndërsa nuk do të largohet pavarësisht ofertave në drejtim të tij.
29-vjeçari kërkohet nga disa skuadra në Evropë, madje dhe në Arabinë Saudite, por duket se dhe sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e kryeqytetasve.
Një tjetër futbollist që i tha jo parave arabe është dhe Paul Pogba. Francezi pavarësisht një sezoni jo pozitiv, mori një ofertë të majme nga Al-Ittihad, ku do të përfitonte plot 100 mln euro. Ka qenë vetë 30-vjecari ai i cili ka refuzuar t’i bashkohet dyshes Kante-Benzema, pasi dëshiron të luajë ende në kontinentin e vjetër. Sa i përket merkatos së Arabisë Saudite, edhe Milinkovic Savic ka qenë në orbitën e klubeve atje, me mesfushorin serb që nuk ka vendosur asgjë sa i përket të ardhmes.
Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë