Kandidatë me probleme në zgjedhje, Braho: Nëse nuk i skualifikojnë partitë, duhet ta bëjnë votuesit

1 Mars 2021 | 08:43

Kandidatë me probleme në zgjedhje, Braho: Nëse nuk i skualifikojnë partitë, duhet ta bëjnë votuesit

Kryekomisioneri i KQZ-së Ilirjan Celibashi nëpërmjet një postimi në Twitter u bëri dhe njëherë thirrje partive politike për pastërtinë e listave zgjedhore.

Anëtari i Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ, Ledio Braho tha për Euronews Albania se në kushtet e ndryshimit të formës së përzgjedhjes së kandidatëve përmes votës preferenciale, skualifikimi i personave problematikë duhet të bëhet nga vetë zgjedhësit, nëse nuk bëhet nga partitë.

“Deri tani, veç thirrjes së ndërkombëtarëve nuk ka ndonjë kërkesë nga partitë për verifikim të kandidatëve të tyre. Përgjegjësia është e partive nëse sjellin kandidatë që vijnë nga familje që preken nga ligji i dekriminalizimit. Por kjo varet edhe nga votuesit, që këtë radhë e kanë mundësinë, për vetë formulën e votës preferenciale, që t’i skualifikojnë këtë kandidatë, duke treguar se nuk bëjnë pakt me krimin. Vota është ajo që mund t’i skualifikojë”, tha z. Braho.

Sipas tij, dekriminalizimi i kandidatëve për deputetë nuk është vetëm çështje e vullnetit politik të partive, por është detyrim kushtetues për secilin subjekt që në listat e kandidatëve të ketë vetëm individë që nuk janë në kushtet e ligjit për dekriminalizimin.

Z. Braho theksoi faktin se ligji i jep mundësinë të gjitha partive që të bëjnë kërkesa për kandidatët që janë në lista, në mënyrë që institucionet përgjegjëse të bëjnë kërkime dhe verifikime nëse kandidatët potencialë janë subjekt i ligjit të dekriminalizimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”

Grupi më i madh i protestuesve është drejtuar mbrëmjen e kësaj të enjteje drejt Sheshit “Skënderbej”, ndërsa thirrjet kanë qenë të njëjta me ato të...
22:23 | 04/06/2026

Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama

Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të enjte në Kryeministri presidenti e Lituanisë Gitanas Nausėda. Bëhet e ditur se takimi ka pasur në fokus forcimin...
17:16 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026