Selena Gomez në lidhje me shokun e Bieber, zbulohet i dashuri i ri i këngëtares

8 Dhjetor 2023 | 15:15

Selena Gomez është përballur me një “boom” komemtesh nga ndjekësit e saj, pasi konfirmoi të enjten lidhjen me producentin muzikor, Benny Blanco. Në seksionin e komenteve në Instagram,  fansat i kujtuan se Benny nuk e ka respektuar në të kaluarën këngëtaren.

Mesa duket komentuesit kanë pasur në fokus një intervistë ku Benny e quante artisten pop “prerëse biskotash”, teksa nga ana tjetër lavdëronte ish të dashurin e saj Justin Bieber. Kjo duket se ka ndodhur nw takimin e tij virtual me Zach Sang, ku Blanco kritikoi këngëtaren, ndërsa deklaroi se Bieber nuk është “një nga ata artistë pop-prerës biskotash”.

“Ai është akoma më i mirë se kushdo me të cilin kam qenë ndonjëherë. Fakte”-kështu është përgjigjur Gomez ndaj një fanseje që e ka quajtur të çuditshme për romancën e saj të re.

Selena zbuloi se ata kanë qenë në një lidhje për gjashtë muaj.

Veç kësaj dyshimet që janë ngritur kanë të bëjnë me faktin nëse lidhja e dyshes bëhet për marketing, të cilën këngëtarja e ka mohuar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026

Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka vrarë një komandant të Hamasit në një sulm në Gazën qendrore të shtunën. Ushtria e identifikoi atë si Hamam...
19:18 | 26/07/2026