“Check-up një mashtrim”, Shuperka: S’ka asnjë të dhënë për duhanin dhe alkoolin

8 Dhjetor 2023 | 18:47

Kontrolli mjekësor bazë apo siç njihet ndryshe Check up, nuk ka gjeneruar asnjë të dhënë sa i takon situatës me duhanin dhe alkoolin në  Shqipëri.

Hartuesi i moduleve për këto dy problematika të mëdha të shëndetit publik, Roland Shuperka, në një intervistë për Euronews Albania deklaron se gjithçka është një mashtrim.

“Fillimisht u përgatitëm që do kishim shifra e të dhëna, aktualisht nuk ka asnjë të dhënë për duhan dhe alkool nga check up për vetë faktin se nuk janë zbatuar ato çfarë ne kemi përcaktuar dhe çfarë kemi vendosur dhe janë shkruar, pra nuk i jepet një dokument personit qe pyetet dhe fakti është që nuk po i pyesin më i pyetën një herw vitin parë dhe nuk po i pyesin më. Tjetra është po t’i referohesh çdo mjeku të familjes në Shqipëri askush nga mjeku i familjes nuk ka të dhëna dhe të shkruar në kartelë sipas modulit kush është duhanpirës dhe kush nuk është duhanpirës në patronazhimin që kanë ata qytetarët e vet. Është një gënjeshtër dhe një mashtrim I madhe dhe paguhen para për një punë që nuk kryhet”, tha Roland Shuperka, ekspert për çështjet e duhanit dhe alkoolit.

Për pasojë, sot Shqipëria nuk ka dhëna të sakta mbi nivelin e konsumit të duhanit dhe alkoolit. Shuperka ngre shqetësimin se veç identifikimit, përfshirja e moduleve të duhanit dhe alkoolit kishte si synim , që mjekët të orientonin pacientët e tyre drejt reduktimit të dëmit.

Për ekspertin gjithçka është bërë vetëm për të rritur përfitimet e koncensionarit, dhe jo në funksion të shëndeti të popullatës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026