“Check-Up falas, jo mbi 70 vjeç”, Anestezisti: E gabuar, duhet deri në fund të jetës

20 Qershor 2023 | 18:34

Rreth 285 mijë pensionit mbi moshën 70 vjec janë të përjashtuar nga kontrolli bazë falas të mbuluar nga shteti. Ky shërbimi i cili është nëpërmjet partneritetit publik-privat, ofrohet vetëm për grupmoshën 35-70 vjeç. Për mjekun Anestezis Pirro Prifti, pjesa e përjashtuar është kategoria më në nevojë për shërbim shëndetësor falas.

Është një gabim i madh, mendoj se duhet të shtyhet nga 35 vjeç deri në fund të jetës,, sepse këto mosha kanë shumë probleme shëndetësore. Mosha e tretë ka nevojë për më shumë mbrojtje shëndetësore dhe shërbime në publik”,-tha Pirro Profti, mjek anestezist.

Nevojë për përmirësim , në gjykimin e mjekut ka edhe mënyra e menaxhimit.

 “Ka shumë defekte në realizimin e kontrolleve 1 vjeçar se ata nuk thirren dhe bëhen në mënyrë spontane, janë paguar 130 mln euro në vit duke ia dhënë partneritetit”,-tha Pirro Profti mjek anestezist.

Popullsia shqiptare 35-70 vjeç, sipas të dhënave të INSTAT,  përllogaritet të jetë mbi 1 milion e 230 mijë persona. Kontrata e qeverisë me kompaninë që ofron check up është për realizimin e 420 mijë kontrolleve në vit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë

Një ekspeditë speleologjike në shpellën “Sterra e Kujunxhiut”, pjesë e Parkut Kombëtar të Llogarasë, ka zbuluar një zgavër të re me thellësi rreth 70 metra,...
21:37 | 25/07/2026