Deputetja britanike: Radoiçiçi të ekstradohet në Kosovë, të përballet me drejtësinë

9 Dhjetor 2023 | 12:05

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka kërkuar që Milan Radoiçiçi të ekstradohet në Kosovë. Radoiçiçi dyshohet se qëndron prapa agresionit në veri të Kosovës më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, heroi Afrim Bunjaku.

Kearns, e cila shpesh ka ngritur zërin në çështjen e Kosovës, ka qenë e para që ka ngritur çështjen e futjes së armatimit nga Serbia në Kosovë përmes autoambulancave dhe nëpër manastire.

“Interpoli ka lëshuar një alarm të kuq për Milan Radoiçiqin dhe të tjerët prapa sulmit terrorist në Banjskë dhe për vrasjen e policit kosovar, Afrim Bunjaku. Radoiçiçi tashmë e ka pranuar veprën dhe duhet të ekstradohet në Kosovë me bashkëpunëtorët e tij për t’u përballur me drejtësinë”, tha Kearns në X.

Ditë më parë u bë e ditur se është lëshuar një “njoftim i kuq” në Interpol për ndalimin, arrestimin dhe ekstradimin e Radoiçiqit në Kosovë.

Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Radoiçiç, aktualisht gjendet në Serbi në gjendje të lirë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026