Eksperti i sigurisë: Të jemi vigjilentë, Radoiçiçi po krijon ushtri brenda Kosovës
Eksperti i sigurisë Drizan Shala ishte këtë të hënë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku ka komentuar ndër të tjerat deklaratën e kryeministrit Kurti se Radoiçiçi po planifikon sulme të tjera në Kosovë.
Drizan Shala tha se duke iu referuar edhe fjalëve të presidentit të Serbisë, Vuçiç i cili e ka krahasuarme Adem Jasharin, Radoiçiçin, me shumë mundësi ky i fundit është duke formuar një ushtri të ngjashme me UÇK-në.
“Milan Radoiçiçi sipas të gjitha gjasave po riorganizon planin e tij për të jetësuar aneksimin e Kosovës. Nëse i referohemi deklaratës së presidentit Vuçiç “një Adem Jashari i ri”, kjo mund të nënkuptojë se pjesa serbe, do të formojë një ushtri e cila ka një analogji të ngjashme me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Unë nuk dua të mëshoj në aspekte të tjera, por mund të themi se Serbia dhe protagonistë të tjerë, janë duke planifikuar veprime të caktuara në dëm të interesave të sigurisë së Kosovës dhe zhvillimet që janë paraqitur i dëshmon fakti që Milan Radoiçiç udhëheq një ushtri e cila ka për qëllim aneksimin e territoreve të republikës së Kosovës dhe futjen e Serbisë në luftë me Kosovën. Ne duhet të jemi vigjilent tani e tutje”,-tha eksperti i sigurisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York
Rikthehen masat ajrore nga Afrika, meteorologia: Temperaturat deri në 39°C në fundjavë
Pjesë e grupit nismëtar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ish-kreu i KQZ-së shpjegon propozimin
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës